Me mijëra euro të falsifikuara/ Printonte para në shtëpi, arrestohet një person në Prishtinë

Me mijëra euro të falsifikuara/ Printonte para në shtëpi, arrestohet një person në Prishtinë

Një person me iniciale L.A. është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për falsifikim të parave. Në një komunikatë të përbashkët, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se gjatë realizimit të kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar afro 5 mijë euro dhe gjësende të tjera të dyshimta. “Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, thuhet në njoftim. Më poshtë gjeni provat që u gjetën gjatë kontrollit tek i dyshuari:...
Burimi: Sot.com.al