Me makinë të blinduar rrugëve të Kurbinit, jelek antiplumb e shpatë, arrestohet 35-vjeçari! Kishte thyer masën e ‘arrestit në shtëpi’ për drogë

Me makinë të blinduar rrugëve të Kurbinit, jelek antiplumb e shpatë, arrestohet 35-vjeçari! Kishte thyer masën e ‘arrestit në shtëpi’ për drogë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Mbështetjes Operacionale për Hetimin, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Blindi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Elson Picaku, 35 vjeç, dhe Zef Kolndreu, 31 vjeç, të dy banues në Laç. “Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë në qytetin e Laçit, duke lëvizur me një automjet luksoz të blinduar, tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasi E. P. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi E. P. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shtetasit Z....