Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Me kushte minimale, Opera e Kosovës ia del të magjeps publikun me ‘Carmen’
Vjollca Duraku Mbrëmë, Opera dhe Baleti Kombëtar i Kosovës kanë sjellë premierë një ndër operat më të njohura botërore, “Carmen” të Georges Bizet, duke e dëshmuar edhe një herë magjinë e veprës, e cila vazhdon të luhet në teatro me po të njejtën dinamikë që nga viti i largët 1845. E karakterizuar nga elemente të dashurisë obsesive, pasionit, lirisë dhe xhelozisë, historia e “Carmen” që zë fill në një ngjarje tragjike të shekullit XIX në Spanjë, ka ngritur edhe një shkallë më lartë institucionin e Operës së Kosovës, përmes një brumi dhe kapaciteti të lartë artistik. “Carmen” është personazhi kryesor i operës, një cigane...