Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Me këngë dhe valle tradicionale, kryeministri Rama pret në shesh liderët pjesëmarrës në Samit
👁3842
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ndodhet në sheshin “Skënderbej” për të mirëpritur liderët e vendeve evropiane, të cilët do të marrin pjesë në Samit ditën e sotme. Edhe pse moti nuk është i favorshëm, nuk kanë munguar këngët dhe vallet tradicionale në shesh. Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane janë mbledhur ditën e sotme për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës. Vendet e Ballkanit Perëndimor shpresojnë se në Samitin e Komunitetit Politik Evropian...