Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Më kanë vjedhur votat”, Kalaja shpërthen pas humbjes: Nuk kam banda pas meje, ndryshe nga këta ‘këlyshë të krimit’
👁2859
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja tha sot se bashkohet me idenë e farsës elektorale, pasi ai nuk fitoi mandat, teksa mori mbi 8100 vota. I ftuar në një studio televizive, Kalaja akuzoi se i janë vjedhur votat. Kalaja shtoi se shkeljet zgjedhore i ka kallëzuar në SPAK. “Kam marrë mbi 8100 vota personale. Unë bashkohem me atë që quhet farsë elektorale. Denoncimi duhet bërë në Bruksel dhe në Uashington. Unë mendoj që falja e gjobave dy ditë para zgjedhjeve ka ndikuar në rezultatin zgjedhor. Kam kërkuar rinumërim votash...