Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Me kallashnikov të mbushur gati për vrasje, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë
Policia e Lezhës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Dajç, duke vënë në pranga një 39-vjeçar, i identifikuar si Arben leka, që qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe municion luftarak. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se autoritetet ndërhynë menjëherë pas marrjes së një informacioni se një shtetas po lëvizte me motomjet pa targa dhe i armatosur, me qëllim kryerjen e një akti kriminal të mundshëm, për shkak të një konflikti të mëparshëm. Efektivët lokalizuan motomjetin dhe neutralizuan drejtuesin e tij, i cili tentoi të largohej nga vendngjarja. Gjatë kontrollit, në motomjet u gjet një armë...