Me kallashnikov në dorë tek “Ali Demi”, momenti kur Arjan Telhallari shkon drejt zyrave të Tom Doshit

Me kallashnikov në dorë tek “Ali Demi”, momenti kur Arjan Telhallari shkon drejt zyrave të Tom Doshit

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale tregon Arjan Telhallarin me kallashnikov në dorë, duke ecur në zonën e “Ali Demit” pranë zyrës elektorale të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit. I shpallur në kërkim nga policia, Telhallari mësohet se kishte dalë në kërkim të një personi i cili ishte përfshirë në një sherr me djalin e tij mesditën e djeshme. Pas sherrit, i riu ka shkuar në shtëpi dhe bashkë me të atin, Arjan Telhallari, kanë shkuar tek lokali në zonë për të gjetur djalin tjetër me të cilin ishte zënë, por nuk e kanë gjetur aty. Pasi kanë kontrolluar...
Burimi: Javanews.al