“Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Shqipëria është vjedhur, kupa është mbushur
Gazetari Osman Stafa ka folur gjatë protestës së 96-të kundër qeverisë së Edi Ramës, duke u ndalur te problematikat në sistemin shëndetësor dhe situata me të cilën përballen pacientët. Stafa kritikoi kushtet në spitalin Onkologjik, duke pretenduar se pacientët përballen me mungesa ilaçesh dhe aparaturash. Ai u ndal veçanërisht te pacientët që vuajnë nga kanceri, duke deklaruar se mungesa e shërbimeve diagnostikuese rëndon mbi ta. Gazetari tha se do të vijojë të ngrejë zërin për problemet në shëndetësi, duke theksuar se bëhet fjalë për jetën e qytetarëve. Në vijim, Stafa kritikoi edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për platformën “Pasqyra”, duke ngritur pikëpyetje mbi premtimet për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. “Qytetarët duhet të përballen në spitalin Onkologjik me mungesa ilaçesh e aparaturash. Dha dorëheqjen...
Burimi:
gijotina.com