Me jaht luksoz drejt Britanisë, arrestohen 20 emigrantë shqiptarë! Në pranga edhe 3 kontrabandistët bashkatdhetarë

Me jaht luksoz drejt Britanisë, arrestohen 20 emigrantë shqiptarë! Në pranga edhe 3 kontrabandistët bashkatdhetarë

Tre kontrabandistë shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike, pasi 20 migrantë u gjetën të fshehur në një jaht të nisur për në Bregun Jugor të Britanisë. Anija e madhe luksoze besohet se ka lundruar nga Brest, Francë dhe është kapur në Kanalin anglez gjatë rrugës për në Newquay të dielën. Kur oficerët e Forcave Kufitare kontrolluan jahtin, gjetën 20 pasagjerë të fshehur poshtë kuvertës. Të gjithë mendohet se janë shtetas shqiptarë. 19 burrat dhe një grua janë arrestuar dhe pritet të dëbohen nga Britania e Madhe, tha një zëdhënës i Zyrës së Brendshme. Në lidhje me ngjarjen, shtetasja shqiptare Bleda Bega, 44 vjeçe, është akuzuar...
Burimi: Vizionplus.tv