Me frakturë në këmbë e patericë në spitalin e burgut, Veliaj do i nënshtrohet operacionit
Erion Veliaj FIER-Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale në këmbën e dëmtuar, pasi ekzaminimet e fundit mjekësore kanë evidentuar probleme në procesin e trajtimit të frakturës. “Veliaj më tha në telefon se do bëjë operacion për këmbën e thyer. Këmba i është përkeqësuar prej mosekzaminimit në kohë. Veliaj më tha se ka bërë sot ekzaminim në Spitalin Memorial në Fier dhe se doktorët e Memorialit në Fier i rekomanduan operacion të këmbës”, njoftoi avokati i kryebashkiakut, Plarent Ndreca.
Burimi:
zeri.ai