“Më duket sikur Rama dhe Berisha kanë marrëveshje”, gazetari: Ka dy precedentë…

“Më duket sikur Rama dhe Berisha kanë marrëveshje”, gazetari: Ka dy precedentë…

Gazetari Flogert Muça, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deklaroi se veprimet e Partisë Demokratike e bëjnë të mendojë se mes Edi Ramës dhe Sali Berishës ka një marrëveshje. “Partia Demokratike ka moskoherencë. Ishin në revolucion, ra revolucioni; nuk hynin në zgjedhje pa qeveri teknike, por hynë në zgjedhje me Ramën dhe humbën; do bëhej nami në korrik dhe iku korriku pa protesta… Kjo mua më duket sikur Rama dhe “Doktori” kanë një marrëveshje me njëri-tjetrin”, tha gazetari. “Marrëveshje më parë mes tyre kanë ndodhur. Është amnistia penale dhe Reforma Zgjedhore. E bënë bashkë...