Me bastun në dorë drejt QV, e moshuara: Votoj për të zgjedhur mes qorrave, atë me një sy

Me bastun në dorë drejt QV, e moshuara: Votoj për të zgjedhur mes qorrave, atë me një sy

Me bastunin në dorë që e ndihmon të ecë, Polikseni Mboqe, 81 vjeç nga lagjja “11 Janari” në Fier, votoi edhe këtë herë sikunder ka bërë në çdo palë zgjedhje. “Votoj për të zgjedhur mes qorrave, atë me një sy,” tha ajo me humor. Polikseni Mboqe jeton e vetme, pasi fëmijët i ka në emigracion.
Burimi: Javanews.al