Me armë e lëndë narkotike në banesë dhe makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lushnjë

Me armë e lëndë narkotike në banesë dhe makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 28-vjeçar pasi posedonte armë dhe lëndë narkotike, në automjet dhe në banesë. Uniformat blu sekuestruan 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi Cannabisi dhe fishekësh. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë. Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh”, njoftom policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë./ Opinion.al
Burimi: Opinion.al