Me armë dhe kanabis në rulotën në Kakavijë, arrestohet 51-vjeçarja gjermane

Me armë dhe kanabis në rulotën në Kakavijë, arrestohet 51-vjeçarja gjermane

Një 51-vjeçare me shtetësi gjermane është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, së bashku me rulotin, u gjetën një armë zjarri dhe 141 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Risku 2”, pas kontrolleve të imtësishme të zhvilluara nga Policia Kufitare në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Sipas njoftimit zyrtar, automjeti i drejtuar nga shtetasja gjermane me inicialet A. S. u përzgjodh për kontroll të detajuar, fillimisht në skaner dhe më pas në vijën e dytë, në dalje të pikës kufitare. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë gjetën një pistoletë me mulli, së bashku me municionin përkatës, si...