Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Më 4 tetor 1448, 574 vjet më parë, Gjergj Pelini, diplomat kosovar për qëllime strategjike, për të mos luftuar në dy fronte, pajtoi Skenderbeun me Republikën e Venedikut
Jahja Drancolli Si sot më 4 tetor 1448, 574 vjet më parë, Gjergj Pelini, diplomat kosovar për qëllime strategjike, për të mos luftuar në dy fronte, pajtoi Skenderbeun me Republikën e Venedikut. Kjo ngjarje pati jehonë në historinë botërore, veçanërisht te Napoleoni, i cili kishte vuajtur rëndë pas luftimeve në dy fronte në të njëjtën kohë! Është e njohur se nga viti 1445, Skënderbeu përveç luftës me osmanët kishte rënë në konflikt me Republikën e Venedikun lidhur më çështjen se kush do ta zotëronte qytetin Dagno (sot Vau i Dejës). Përveç qytetit në fjalë, Skënderbeu bënte përpjekje për të kthyer dhe Durrësin e Drishtin, qytete këto të pushtuara shumë kohë më parë nga Venediku. Skënderbeu, së bashku me aleatët e tij nga Kuvendi i Lezhës,...