Më 20 gusht 636, forcat e Kalifatit Rashidun të komanduara nga Khalid bin Velidi dhe Ebu Ubaidah mundën ushtritë bizantine në fushën e Yarmouk

Më 20 gusht 636, forcat e Kalifatit Rashidun të komanduara nga Khalid bin Velidi dhe Ebu Ubaidah mundën ushtritë bizantine në fushën e Yarmouk

Sokol Neçaj Historiani ushtarak amerikan George F. Nafziger, në librin e tij Islami në luftë, përshkruan betejën: “Megjithëse Yarmouk është pak i njohur sot, ajo është një nga betejat më vendimtare në historinë e njerëzimit… Nëse forcat e Herakliut do të mbizotëronin, bota moderne do të ndryshonte aq shumë sa të mos njihej.” Beteja e Yarmuk ishte disfata më katastrofike e pësuar ndonjëherë nga Perandoria Romake Lindore, e cila i dha fund sundimit romak në Siri. Së shpejti, perandori Herakliu do të nisej nga Antiokia dhe do të udhëtonte me rrugë tokësore për në Kostandinopojë. Me të mbërritur në kufirin midis Sirisë dhe asaj që muslimanët e njihnin si ‘Roma’, ai kthen shikimin prapa drejt Sirisë dhe, i pikëlluar në zemër vajton: “Përshëndetje ty, o...