Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Më 11 maj votoni ndryshimin”, Berisha në “Astir”: Do keni infrastrukturën më moderne arsimore, shëndetësore dhe rrugore
👁11756
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë administrative 14, në Tiranë. Berisha garantoi banorët e Astirit, se nëse PD vjen në pushtet më 11 maj, do të adresojë me urgjencë të gjitha problemet e krijuara sipas tij, nga qeveria Rama. Berisha: Ju që mbrojtët vlerat qytetare, mbrojtët banesat tuaja, ju do të keni infrastrukturën më moderne arsimore, shëndetësore, rrugore dhe të gjithanshme. Të lësh një territor kaq të gjerë, një popullatë që shkon në 60-70 mijë banorë, do të thotë të urresh fëmijët, shkollimin e tyre, të ardhmen e tyre....