Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Më 11 Maj, ose je me Ramën, ose je me Shqipërinë”, Basha: Votoni për të ardhmen e familjes tuaj, jo për të shkuarën
Në takimin me shqiptarët në Britaninë e Madhe, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, theksoi se emigrantët janë jo vetëm shtylla që mban në këmbë ekonominë familjare të Shqipërisë, por edhe një aset kombëtar për zhvillimin e vendit. Ai prezantoi angazhimin e Koalicionit Euroatlantik për të krijuar kushte që familjet në Shqipëri të mos mbijetojnë më me ndihmën e të afërmve në emigracion, por të kenë mundësi për jetë me dinjitet në vendin e tyre. “Gjithë mundi dhe sakrifica juaj nuk duhet të shkojë për të mbajtur një qeveri që ka dështuar t’u japë shpresë shqiptarëve. Ne kemi një plan të qartë që synon të çlirojë familjet tuaja nga kjo varësi dhe t’ju japë juve mundësi të investoni në Shqipëri si investitorë të vërtetë,...