Më 10 nëntor 1895, në shtëpinë e Halil Sejdisë, lindi një vajzë, motra e vetme e gjashtë vëllezërve

Më 10 nëntor 1895, në shtëpinë e Halil Sejdisë, lindi një vajzë, motra e vetme e gjashtë vëllezërve

Më 10 nëntor 1895, në shtëpinë e Halil Sejdisë, lindi një vajzë, motra e vetme e gjashtë vëllezërve. Për këtë shtinë pushkë, edhe pse nuk ishte zakon të veprohej kështu kur linte vajzë. Vajzës ia vunë emrin Qerime, ndërsa më vonë do të thirret Shotë.Ai që ndikoi më tepër në formimin e Shotës ishte i ati. Halil Radisheva e merrte përherë të bijen pranë vetës nëpër oda.Oda në atë kohë ka zëvëndësuar zbrazëtinë e mungesës së arsimit. Sipas traditës, oda është një farë institucioni tradicional mësimi dhe edukimi, ku derdhet gurra e pafund e urtësisë popullore. Aty mësohen kujtimet e historisë së lavdishme, aty lëvdohen shembujt më të bukur të trimërisë, të nderit dhe të besës. Tingujt e lahutës, të çiftelisë dhe të fyellit kanë...