McGrath vlerëson SPAK: Rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

McGrath vlerëson SPAK: Rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Demokracinë, Drejtësinë dhe Shtetin e së Drejtës, Michael McGrath, ka vlerësuar rolin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Ai ka theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale dhe politike për punën e kësaj strukture, si dhe nevojën për t’i siguruar burimet dhe kompetencat e nevojshme për përmbushjen e detyrave të saj. Sipas McGrath, SPAK përballet me sfida të rëndësishme në hetimin e çështjeve që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Për këtë arsye, ai e konsideron thelbësore mbështetjen nga të gjitha institucionet publike, aktorët politikë dhe qytetarët. Komisioneri nënvizoi se lufta kundër korrupsionit kërkon jo vetëm angazhim institucional, por edhe burime të mjaftueshme për të hetuar dhe përballuar...