Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin
Ballkani Perëndimor, me rreth 20 milionë banorë, po përballet me një krizë serioze të lirisë së medias, ndërsa burimet e informacionit të pavarur po zhduken me ritme shqetësuese. Pas ndërprerjes së financimeve nga USAID dhe mbylljes së papritur të Al Jazeera Balkans, mbi 200 gazetarë dhe punonjës mbetën pa punë, ndërsa liria e informimit në rajon rrezikon të goditet rëndë. Sipas Al Jazeera-s, mbyllja e projektit është pjesë e një strategjie për të forcuar praninë digjitale, por në realitet kjo përbën një tjetër goditje për gazetarinë e pavarur. Në të njëjtën kohë, USAID – një nga burimet kryesore të financimit...