Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbyllet votimi/ Celibashi deklaratë për mediat: Në pjesën dërrmuese, procesi me standarde
👁12224
Në një deklaratë për mediat, kryetari i KQZ Celibashi tha se është duke u mbikëqyrur procesi i dorëzimit të kutive. Sipas tij, procesi ka shkuar sipas rregullave dhe standarteve në pjesën dërrmuese të saj, ndërkohë që pjesëmarrja në orën 18 ka qenë 41.37 për qind. Ilirjan Celibashi: Jemi duke mbikëqyrur procesin e dorëzimit të kutive në përputhje me protokollet. Përqindja në pjesëmarrje është 41.37 për qind në orën 18, ndërkohë do të ketë një përditësim më vonë. Në vlerësimin tonë, në atë që KQZ ka monitoruar, procesi ka shkuar në pjesën dërrmuese në përputhje me rregullat dhe standartet.