Mbyllet saga e zgjedhjeve të 11 majit, Celibashi të hënën vulos rezultatin në 3 qarqet e fundit

Mbyllet saga e zgjedhjeve të 11 majit, Celibashi të hënën vulos rezultatin në 3 qarqet e fundit

Pas gati 3 muaj debat dhe kontestime për rezultatin e 11 majit, të hënën e 28 korrikut pritet që të certifikohen dhe 3 qarqet e fundit, Elbasani, Durrësi dhe Fieri. Pasi kanë kaluar të gjitha hallkat ligjore, nga vendimi paraprak i Celibashit, ankim në Komisionin e Ankesave e Sanksioneve, rinumërim i votave dhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor, tashmë edhe në këto tre qarqe do të certifikohet rezultati dhe do të shpërndahen mandatet. Pavarësisht vendimeve të Celibashit, KAS dhe Kolegjit Zgjedhor demokratët vijojnë të pretendojnë se zgjedhjet ishin farsë dhe janë manipuluar. Pak ditë më parë për këto 3 qarqe edhe...