Mbyllet procesi i numërimit në Pogradec dhe Mallakastër, kryeson PS! Si renditen forcat e tjera politike

Mbyllet procesi i numërimit në Pogradec dhe Mallakastër, kryeson PS! Si renditen forcat e tjera politike

Procesi i numërimit ka përfunduar në disa bashki. Në bashkinë e Pogradecit, qarku Korçë janë numëruar të gjitha kutitë e votimit. Forca e parë politike renditet PS me 54.31%, ndërsa PD-ASHM me 33.62%. Ndërkohë sa i përket forcave të reja, Nisma Shqipëria Bëhet rezulton me 5.17%, e më pas Partia Mundësia me 2.86%. Gjithashtu ka përfunduar procesi edhe në bashkinë e Mallakastrës në qarkun e Fierit. Partia Socialiste fiton bindshëm kundrejt PD-ASHM. PS renditet e para me 9 mijë vota, ndërsa PD-ASHM me 1800 vota. NDIQNI LIVE REZULTATIN
Burimi: Vizionplus.tv