Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mbyllet PL për këtë sezon, City, Chelsea dhe Newcastle festojnë në fund! Man. United i prish sezonin Aston Villa-s
👁5292
Ka përfunduar sot sezoni 2024-2025 në Premier League. Duke qenë se çështja e titullit ishte e mbyllur prej javësh, sot vëmendja ishte te gara për zonën e Champions League. Premier League do të dërgojë 6 ekipe sezonin e ri në Champions League, 5 vendet e para dhe Tottenham që shkon automatikisht si fituesi i Europa League. Liverpool, Arsenal, Manchester City, Chelsea dhe Newcastle, renditen në 5 vendet e para dhe shkojnë në Champions League. Aston Villa duhet të kënaqet me pjesëmarrjen në grupet e Europa League pasi u rendit i gjashti, ndërsa Nottingham Forest në Conference League, pasi u rendit...