Mbyllet pas 15 minutash tensione seanca plenare/ Berisha sulmon Gonxhen: Ndërrove mbiemrin…! Peleshi: Jemi në Parlament, s’jemi në cirk!

Mbyllet pas 15 minutash tensione seanca plenare/ Berisha sulmon Gonxhen: Ndërrove mbiemrin…! Peleshi: Jemi në Parlament, s’jemi në cirk!

Mbyllet pas 15 minutash tensione mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës seanca plenare. Kryedemokrati Sali Berisha u përfshi në një debat të ashpër me kryetaren e  Parlamentit, Elisa Spiropali. Spiropali: Koha mbaroi Berisha: Cila kohë Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar Berisha (flet pa mikrofon). Më pas Berisha iu drejtua ministrit Blendi Gonxhe: Të dashur qytetare dhe qytetarë, ai që shihni aty, ai ndërroi mbiemrin. Ai tani quhet Blendi Xhabafti. Ai është Blendi Xhabafti, një bandit më i keq, më i rrezikshëm se Robert dhe Alfred Xhabafti. Ja, ky është! Ai është njëlloj si ti, se edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove...
Burimi: Top-Channel.tv