Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbyllet numërimi në Shkodër, ja si është ndarë vota dhe mandatet
👁8010
Përfundon procesi i numërimit të votave për subjektet politike në qarkun Shkodër. Ndërkohë që nuk janë zyrtarizuar rezultatet e 2 kutive të fundit, në rang qarku kryeson PD me 36904 vota, 40.01%. Forcë e dytë PS, me 34721 vota, 37.66 %, ndërsa forcë e tretë PSD me 15784 vota, 17.11%. Sipas rezultatit 11 mandatet e qarkut ndahen në 5 për PD, 4 për PS dhe 2 PSD.