Mbyllet Kuvendi! Kushi zgjidhet nënkryetare, Spahiu merr rolin e Ministres së Shëndetësisë, opozita braktis sallën
PAMJE NGA KUVENDI TIRANË-Është mbyllur seanca e sesionit të ri parlamentar. Seanca nisi me protesta jashtë Kuvendit dhe përplasje mes kryetarëve të grupeve parlamentare atij të PD-së, Gazment Bardhi dhe PS, Taulant Balla. Kryeministri Edi Rama nuk ishte në sallë, ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara për Konventën Kombëtare Republikane. Në nisje të seancës së parë plenare për sesionin e ri parlamentar, kryetari Niko Peleshi bëri një përmbledhje të punës së Kuvendit sezonin e kaluar dhe përcaktoi 3 objektiva të reja. Më pas Kuvendi nisi votimin, ku Klodiana Spahiu u emërua ministre e Shëndetësisë dhe Evis Kushi, nënkryetare e re e Kuvendit me 79 vota pro. Opozita braktisi sallën dhe nuk mori pjesë në votim.
Burimi:
zeri.ai