Mbyllet kompania ilegale serbe në Shtërpcë – Rizvanolli: S’ka vend për struktura paralele!

Mbyllet kompania ilegale serbe në Shtërpcë – Rizvanolli: S’ka vend për struktura paralele!

Ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli ka konfirmuar aksionin policor të mëngjesit të sotit, ku është mbyllur kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave “Novo Javno Preduzece” e cila ka funksionuar në Shtërpcë. Në njoftimin përmes rrjetit social “Facebook”, Rizvanolli bëri të ditur se pas mbylljes të kompanisë e cila ka vepruar në mënyrë ilegale në Kosovë, nuk do të ketë vend për strukturat paralele. “Asnjë institucion paralel i Serbisë nuk ka vend në Republikën e Kosovës. Asnjë paralelizëm i institucioneve tona e nën direktivat e Beogradit brenda territorit të vendit tonë nuk do të funksionojë në asnjë formë. Pas kërkesës së Njësisë së Mbikqyrjes së Ndërmarrjeve Publike drejtuar Policisë së Kosovës, sot është mbyllur kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave “Novo Javno...