Mbyllet edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam shqiptar”

Mbyllet edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam shqiptar”

Është mbyllur me sukses Edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam Shqiptar”. Ky ishte një rrugëtim fantastik prej 10 ditësh i njohjes me Atdheun të 20 vajzave e djemve nga diaspora shqiptare në Zvicër. Përgjatë muajit Korrik, të rinjtë patën mundësi të afrohen më shumë me gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare përmes mësimit të gjuhës shqipe, vizitave kulturore e historike. Po ashtu u realizuan dhe aktiviteteve të shumta kreative që lidhen me identitetin tonë kombëtar. Shkolla Verore “Jam Shqiptar” realizohet me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Agjencisë Kombëtare të Diasporës, dhe...
Burimi: Opinion.al