Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mbrojtja europiane është zgjuar”, Von der Leyen: Arritja e objektivit 5% shpenzime në mbrojtje është historike
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli sot nga Haga në sesionin hapës të Samitit të NATO-s për Forumin e Industrisë së Mbrojtjes, ku e përshkruajti si “historik” arritjen e objektivit prej 5% shpenzime në mbrojtje për shtetet anëtare të NATO-s. “Arkitektura e sigurisë në të cilën jemi mbështetur për dekada nuk mund të merret më si e mirëqenë”, shtoi ajo, duke përshëndetur veprimin e ri që Evropa ka ndërmarrë në muajt e fundit. Ajo iu referua Planit ReArm Europe 2030, i cili do të mobilizojë 650 miliardë euro investime në mbrojtje gjatë katër viteve të ardhshme, dhe instrumentit financiar SAFE, me 150 miliardë euro kredi për prokurim të përbashkët në mbrojtje. Ajo iu referua gjithashtu programit të propozuar të Komisionit për reduktimin...