‘Mbrojmë votën e shqiptarëve!’/ Berisha bën thirrje për protestë: Më 16 maj, ora 17:00 te Bulevardi i Ri

‘Mbrojmë votën e shqiptarëve!’/ Berisha bën thirrje për protestë: Më 16 maj, ora 17:00 te Bulevardi i Ri

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, u bëri thirrje shqiptarëve për protestë masive të premten në Bulevardin e Ri në mbrojtje të votës. “Mbrojmë votën e shqiptarëve! Protestë 16 maj, ora 17:00 Bulevardi i Ri” shkruan Berisha në median sociale. Protesta bëhet në ditën e samitit të Komunitetit Europian, për të ndërgjegjësuar opinionin ndërkombëtar për manipulimin industrial të votave.
Burimi: Syri.net