Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Mbreti i Shqiptarëve Zogu I dhe Mbreti Faruk i Egjiptit
ADIL FETAHU Të mos dish se ç’ ka ndodhur para nesh, Do të thotë të mbetesh përherë kalama”, (Cicero) Pas odisejadës së Mbretit të Shqiptarëve, Zogu I, që pati pas pushtimit Italian (1939), duke u shpërngulur prej një shteti në tjetrin, më në fund, me ftesën e Mbretit Faruk, të Egjiptit, Zogu u vendos në Kajro e prej aty – në Aleksandri. Më 5 janar 1948, në rezidencën e tij, po bisedonte me Mbretin Faruk për ngjarjet në Palestinë, pasiqë Myftiu i Jerusalemit, me 2000 veta kishte ikur dhe ardhur në Kairo. Ishte situatë e tendosur, dhe Mbreti Faruk kishte ardhur të konsultohej me Zogun. Mbreti Zog ishte shprehur kundër përdorimit të forcës. E këshillonte Mbretin Faruk për urtësi dhe për bisedime me amerikanët, anglezët...