Mbreti i ri i La Ligës! Lamine Yamal fiton çmimin prestigjioz
Lamine Yamal shpallet “Lojtari i Sezonit 2025/26” në La Liga. Sulmuesi i Barcelonës u vlerësua për paraqitjet e jashtëzakonshme gjatë një sezoni ku katalanasit arritën të fitojnë titullin kampion. Gjatë kampionatit, talenti spanjoll realizoi 16 gola dhe dha 11 asistime, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të suksesit të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick. Barcelona e përfundoi sezonin në krye të La Ligës me 94 pikë, ndërsa Yamal ishte një prej arkitektëve kryesorë të këtij triumfi. Performancat e tij në krahun e djathtë, driblimet, asistimet dhe aftësia për të krijuar raste e bënë atë një lojtar vendimtar gjatë gjithë sezonit.
Burimi:
vizionplus.tv