Mbreti i Jordanisë në Shqipëri, takohet me Presidentin Begaj, dakordësohet thellimi i bashkëpunimit

Mbreti i Jordanisë në Shqipëri, takohet me Presidentin Begaj, dakordësohet thellimi i bashkëpunimit

Mbreti i Jordanisë, Abdullah bin Al-Hussein mbërriti këtë të premte në Shqipëri për një vizitë zyrtare, me ftesë të presidentit Bajram Begaj. Ai u prit me një ceremoni solemne në Presidencë nga Begaj.Lexo edhe :Related Posts Pas ceremonisë, dy liderët zhvilluan një takim me dyer të mbyllura, të shoqëruar edhe nga delegacionet përkatëse. Gjatë takimit, Begaj dhe mbreti jordanez diskutuan për rritjen e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar. Presidenti nënvizoi rëndësinë e rritjes së investimeve jordaneze në Shqipërisë, ndërsa veçoi edhe mbështetjen që sipas tij, Jordania ofron për Kosovën për njohje të reja dhe hyrje në organizmat ndërkombëtarë./vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv