Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mbreti i Jordanisë Abdullah II vizitë zyrtare në Tiranë, pritet në takim nga kryeministri Rama
👁4268
Kryeministri Edi Rama priti sot në Tiranë Mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Vizita e mbretit vjen pas takimit të tij me Presidentin Bajram Begaj, ku diskutuan për forcimin e dialogut politik dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes dy vendeve.