Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja kërcënojnë me sanksione Izraelin, ndërsa vijojnë sulmet në Gaa
👁13038
Forcat izraelite bombardojnë Gazën, duke vrarë të paktën 50 persona që nga mesnata, pasi ushtria u urdhëroi palestinezëve në qytetin jugor të Khan Younis të largohen përpara një “sulmi të paparë”. “Bombardimet izraelite në Gazës vazhduan nga mesnata deri në orët e para të ditës, duke shkaktuar vdekjen e 50 personave, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe dhjetëra të plagosur, pas masakrave të reja të kryera nga pushtuesi...në disa zona të Rripit të Gazës”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal, për AFP, përcjell A2 CNN. Ndërkohë presioni ndërkombëtar është shtuar mbi Izraelin për shkak të ofensivës së tij të re...