Mbretëria e Arbërisë në Dokumentet Papnorenë dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit XIV

Mbretëria e Arbërisë në Dokumentet Papnorenë dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit XIV

Mbretëria e Arbërisë duket se ka qenë shumë më komplekse sesa njihej deri më sot, sidomos përsa i përket rolit rajonal të kësaj mbretërie dhe pranisë së saj si formacion politik në arenën ndërkombëtare.Nga DR. ETLEVA LALA Sigurisht që nuk kanë munguar studiuesit që janë marrë me Mbretërinë e Arbërisë, me karakterin, funksionimin, rolin dhe rëndësinë e saj,1) por mësa duket, një studiues i shek. XIV e ka të pamundur të vazhdojë punën e tij kërkimore pa u ndalur në mënyrë të veçantë tek ky formacion politik, për të ndriçuar ndonjë aspekt të veçantë të kësaj mbretërie. Fjala është veçanërsht për ndriçimin më të plotë të rrethanave historiko-politike, socio-religjioze në të cilat jetonte populli shqiptar në shekullin XIV. Në këtë studim do të përqëndrohemi kryesisht...