Mbretër ilirë, 25 shekuj më parë, në Maqedoninë e sotme

Mbretër ilirë, 25 shekuj më parë, në Maqedoninë e sotme

Në librin “Ilirët”, të historianit bashkëkohor anglez, John Wilkes, përkthyer edhe në shqip (2005), jepet ky citim nga vepra e lashtësisë “Illyrike” e historianit Appiani: Helenët quajnë ilirë ata që banojnë përmbi Maqedoni e Trakë, nga Kaonia e Thesprotia deri në lumin Danub. Ky është vendi i tyre për së gjati, kurse për së gjeri ai shkon nga Maqedonia dhe malet e Trakës deri në Panoni e Adriatik dhe deri rrëzë Alpeve. Mban 5 ditë më këmbë për së gjeri dhe 30 ditë për së gjati”. Iliria e lashtë përbëhej nga shumë fise me popullsi autoktone ilire midis të cilëve mund të përmenden: Dardanët, Ardianët, Dokleatët, Labeatët, Albanët, Taulantët, Enkelejtë, Dasaretët, Paionët, Kaonët, Thesprotët, Molosët, Japodët, Liburnët, Dalmatët etj. Fise ilire të mirëfillta ishin edhe...