“Mbrëmja më e rëndësishme e karrierës”, Saka para Real-it: Jemi gati për…

“Mbrëmja më e rëndësishme e karrierës”, Saka para Real-it: Jemi gati për…

7 Prill 2025 15:35 Telesport Ylli i Arsenal-it, Bukayo Saka, ka folur në prag të çerekfinales së Champions League kundër Real Madrid të martën në mbrëmje. “Mendoj se do të jetë mbrëmja më e rëndësishme për mua me fanellën e Arsenal-it. Jemi gati dhe kemi dëshirën të japim maksimumin”, ka thënë Saka. “Nuk kam dyshim se edhe tifozët janë gati të japin kontributin në mbrëmjen më të bukur që Emirates ka parë ndonjëherë. “Rinovimi? Nuk ka nxitim, mungojnë edhe dy vite dhe të gjithë e dinë se çfarë mendoj”.
Burimi: Telesport.al