Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mbolli kanabis në mes të pyllit, arrestohet 45-vjeçari në Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive, në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Berzanë, Njësia Administrative Zejmen, u zbulua një parcelë me 150 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjatë ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët dhe u arrestua shtetasi Zef Kola, 45 vjeç, banues në fshatin...