Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mbolli kanabis buzë përroit të fshatit, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec (Emri)
👁9015
59-vjeçari Flamur Rërza është arrestuar nga policia në flagrancë në Roskovec, teksa ujiste një parcelë me 22 bimë kanabisi. Bimët narkotike ishin kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte 59-vjeçari. “Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe informacionit të siguruar nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Flamur Rërza, 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh. Ai u kap teksa kujdesej për 22 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara pranë përroit në afërsi të banesës së tij. Policia bën të ditur se kontrollet në terren vijojnë, në kuadër të...