Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, që vijon me intensitet në gjithë territorin e qarkut. Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe hetimeve të zhvilluara me metoda proaktive, në zonën e njohur si “Fushat e fshatit Povelçë”, efektivët e Policisë zbuluan dhe sekuestruan 1000 bimë të dyshuara si kanabis sativa, të kultivuara në mënyrë të paligjshme. Gjatë ndërhyrjes në terren, Policia kapi në flagrancë Eduart Gjikoli, 48 vjeç, banues në Pojan, teksa kujdesej për bimët narkotike. Ai u arrestua dhe po përballet...
Burimi: Javanews.al