Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mbollën 8 miniparcela me kanabis në Lekaj të Kavajës, policia i zbuloi me dron
Pas një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lekaj”, u kapën në flagrancë 2 shtetas, të cilët kishin kultivuar 1200 bimë narkotike në 8 miniparcela në kodrat e fshatit Lekaj (Kavajë) (pranë depos së ujit të këtij fshati)” njofton Policia e Shtetit. Konkretisht, u vunë në pranga shtetasit Durim Mema, 59 vjeç, banues në fshatin Lekaj dhe Armend Hoxha, 36 vjeç, banues në fshatin Donofrosë, Berat. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K. dhe E. K., për të cilët, për shkak të hetimit, nuk jepen të dhëna të tjera. Në...