Mblidhet kuvendi i Kosovës, prova e radhës për zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit

Mblidhet kuvendi i Kosovës, prova e radhës për zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit

Deputetët e Kosovës janë mbledhur sërish këtë të hënë në përpjekjen e katërt për konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që t’i hapin rrugë edhe formimit të Qeverisë së re, më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Seanca e sotme është vazhdim i asaj të ndërprerë ditën e shtunë, kur kandidatja e partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të fitojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare. Vetëvendosja pritet ta propozojë sërish Haxhiun edhe në seancën e sotme, por nuk është e qartë nëse i ka votat e nevojshme. Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit,...
Burimi: Vizionplus.tv