Mbledhja me kryebashkiakët, “tensione” mes Ramës dhe Fisnik Qoses: Zero je, demokrat komplet

Mbledhja me kryebashkiakët, “tensione” mes Ramës dhe Fisnik Qoses: Zero je, demokrat komplet

Edi Rama dhe Fisnik Qosja DURRES- Gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës me kryetarët e bashkive, Kryeministri Edi Rama replikoi me kryetarin e Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja. Qosja është i zgjedhur nga PD në Kavajë, dhe replikoi me kryeministrin në lidhje me çështjen e legalizimeve. Në diskutimin mes tyre, Rama e quajti Qosen "demokrat komplet", ndërsa ky i fundi i është përgjigjur shkurtimisht: "Demokrat jam". Pjesë nga diskutimi:  Qosja: Kemi 60 matje dhe 20 vendime legalizimesh, s’jemi zero. Rama: Zero je, je demokrat komplet. Qosja: Demokrat jam. Rama: Këto zerot duhen rikalkuluar, ka mosrakordim të informacionit, duhen kalkuluar./ZËRI
Burimi: Zeri.ai