Mbi 625 mijë euro për sportistët dhe trajnerët e kategorizuar
8 September, 2026 - 23:48 Ministria e Sportit dhe Rinisë ka ndarë 625,325 euro për 150 sportistë dhe trajnerë të kategorizuar në Kosovë. Nga kjo shumë, 448,150 euro u janë ndarë 96 sportistëve, ndërsa 177,175 euro kanë përfituar 54 trajnerë. Sipas Ministrisë, mbështetja financiare synon të vlerësojë punën dhe rezultatet e sportistëve dhe trajnerëve, të cilët përmes përfaqësimit në gara vendore dhe ndërkombëtare kontribuojnë në promovimin e Kosovës. Ministria ka deklaruar se do të vazhdojë mbështetjen për komunitetin sportiv, me synimin që sportistët të kenë kushte më të mira për përgatitje dhe të arrijnë rezultate të reja në garat që i presin./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com