Mbi 60.000 palestinezë të vrarë gjatë luftës në Gazë

Mbi 60.000 palestinezë të vrarë gjatë luftës në Gazë

Më shumë se 60.000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës 21-mujore ndërmjet Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Kjo ministri, që është pjesë e administratës së drejtuar nga Hamasi, tha se numri i të vrarëve ka arritur në 60.034, ndërsa mbi 145.870 persona janë plagosur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023. Ministria nuk specifikoi sa nga të vrarët janë civilë apo militantë, por tha se rreth gjysma e viktimave janë gra dhe fëmijë. Ministria është e përbërë nga...