Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mbi 5 orë në aeroportin ‘Nënë Tereza’/ 100 qytetarë ‘ngecin’ në holl: Air Albania ka shtyrë udhëtimin, kompania s’na sqaron
Rreth 100 qytetarë kanë denoncuar kompaninë ajrore shqiptare ‘Air Albania’, pasi kanë mbetur të ‘bllokuar’ në aeroportin e Rinasit për shkak të shtyrjes së udhëtimit. Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e Syri, qytetarët tregojnë se po presin në aeroportin ndërkombëtar ‘Nën Tereza’ që prej orës 17.40 minuta, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim për situatën e krijuar. Ata vijojnë të qëndrojnë në hollin e aeroportit, edhe pse kanë bërë chek in-in, në pritje për të udhëtuar drejt Stambollit. Denoncimi: Jemi rreth 100 pasagjerë të bllokuar ne Rinas. Nuk japin asnjë informacion. Në 17.40 do niseshim për Stamboll me kompaninë...