Mbi 414 kg hashash në frigoriferë e valixhe, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali! Vlera në treg 4 mln euro

Mbi 414 kg hashash në frigoriferë e valixhe, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali! Vlera në treg 4 mln euro

Mbi 414 kilogramë hashash janë sekuestruar nga policia italiane ndërsa në pranga ka rënë një 29 vjeçar shqiptar. Droga ishte destinuar për tregun e shpërndarjes së drogës në Romë dhe në provincat përrreth dhe vlera e saj, nëse do të hidhej në treg, përllogaritet më shumë se 4 milionë euro. Operacioni u  ndërmor në komunën Guidonia, pranë Romës, ku dhe u ndalua 29 vjeçari për akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin e tyre. Kontrollet u përqendruan te lëvizjet e të riut pranë një godine në zonë. 29-vjeçari u ndalua teksa po përpiqej të ngarkonte në bagazhin e makinës së tij disa valixhe të mëdha. Brenda tyre u gjetën 98 kilogramët e parë hashash. Hetimet vijuan pas gjetjes së një tufe çelësash që...